Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ec si një ushtar, mënyra e re për të forcuar trupin

NULL NULL
29.06.2025 13:55

Ecja mbetet një nga format më të lehta dhe të përhapura të aktivitetit fizik, nuk kërkon pajisje të veçanta, ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, përmirëson gjumin dhe gjendjen emocionale, dhe është një mënyrë e thjeshtë për të marrë ajër të pastër çdo ditë.

Për ta bërë këtë aktivitet edhe më tërheqës dhe sfidues, së fundmi ka fituar popullaritet një trend i ri në rrjetet sociale: “rucking”, transmeton klankosova.tv.

Kjo formë ecjeje po konsiderohet si mënyrë efektive për të shtuar intensitetin dhe përfitimet fizike të një shëtitjeje të zakonshme.

”Rucking është thjesht ecje me peshë në trup – zakonisht në shpinë”, shpjegon Nichele Cihlar, drejtoreshë e trajnimeve në GORUCK, një kompani që prodhon pajisje për këtë aktivitet. Mjafton një çantë shpine me pak peshë brenda dhe jeni gati për të filluar.

Sipas Mathew Welch, fiziolog i ushtrimeve në Spitalin për Kirurgji Speciale në New York, rucking është një ushtrim me ndikim të ulët që rrjedh nga trajnimet ushtarake.

”Ushtria përgatitet për qëndrueshmëri, dhe përveç vrapimeve, ata ecin me ngarkesa të rënda-prej andej vjen koncepti i rucking-ut”, shpjegon ai.

Përveç përfitimeve të zakonshme që ofron ecja, rucking ndihmon edhe në forcimin e muskujve, rrit djegien e kalorive dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike.

Nëse po kërkoni një mënyrë të thjeshtë, por më sfiduese për të ushtruar, rucking mund të jetë zgjidhja e duhur për ju, dhe mund të filloni menjëherë, me atë që keni në shtëpi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.