E zhdukura nga Skënderaj që u gjet dje, dyshohet se është dhunuar

E zhdukura nga Skënderaj që u gjet dje, dyshohet se është dhunuar

NULL NULL
1 muaj më parë

26 vjeçarja nga Skenderaj, E.F e cila dje në gjendje jo të mirë shëndetësore u gjet në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, dyshohet se është dhunuar.

Këtë e bënë të ditur Policia e Kosovës, në raportin ditor, ndërsa rastin e gjetjes së 26 vjeçares e ka cilësuar dhunim, njofton Klan Kosova.

”DHUNIM

Gllogoc: Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”.

E.F nga fshati Qirez, ishte shpallur e zhdukur që nga data 19 tetor, derisa dje u gjet në një zonë të Drenasit, nga vullnetarët të cilët morën aksion kërkimi për gjetjen e saj.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, 26 vjeçarja kishte probleme psiqike dhe po merrte trajtim mjekësor nga neuropsikiatri.

Mirëpo, të afërmit e saj mohojnë këtë, teksa thonë se vajza ka qenë në terapi të një hoxhe.

Ajo kishte dalë nga shtëpia më 16 tetor, ndërkohë që për dy ditë zhdukja e saj nuk ishte raportuar e as nuk kishte filluar kërkimi për të ngase familjarët kishin menduar se ajo ishte tek ndonjë i afërm.