E vogla shtëpi NULL NULL 11.05.2015 19:07 11.05.2015 19:07 Anna Jones nga New Jersey ka thënë se ishte e befasuar së shtëpinë që ajo kishte blerë 15 vjet më parë, kishte një shtëpi të vogël shtesë mbrapa pronës së saj, ku në të cilën kishte mundësi për të jetuar njerëzit e shkurtër. ‘’Ne e blemë atë në qershor te vitit 2000, kur kam shikuar në shtëpi nuk kam qenë në dijeni se kjo pronë i përkiste shtëpisë sime, e di që tingëlloj e çmendur por më të vërtete nuk e dija, kur kam hyrë brenda për ta parë nga afër atëherë e dija se i përkiste kësaj pasurie’’ tha Jones për ABC News. Jones tha se pronarët e mëparshme të shtëpisë së saj kanë ndërtuar një shtëpi të vogël si një lloji teatri për fëmijet e tyre dhe si një kopje e shtëpisë së tyre. Para se familja e Jones ishin zhvendosur në shtëpi ata kishin zbuluar se një organizatë lokale e lajmeve kishte bërë një segment për këtë shtëpi duke e bërë atë të famshmë saqë edhe njerëzit nga Israeli kanë ardhur për ta vizituar. “Kështu që shumë njerëz filluan të vijnë dhe të shohin shtëpinë,” tha ajo, e ne nuk ishim të sigurtë për qëllimet e njerëzve që vinin për ta vizituar’’ “Unë nuk kam një problem kur vinë për ta parë por vetëm të jetë i respektueshëm,” tha ajo. Shtëpia e vogël, e bërë nga tullat, është e pajisur me ujë të rrjedhshëm, energji elektrike, një kuzhinë të vogël, dhomë të ndenjës, dhoma gjumi, dhe banjo. Mobiljet brenda janë bërë të vogla për të akomoduar njerëzit e vegjël ose për fëmijë. Tani Jones tha se ajo është e gatshme për ta shitur atë, sepse ata janë në një vështirësi financiare. Ajo ka treguar se njerëzit janë gjithmonë të interesuar për ta blerë atë. “Nëse dikush dëshiron të bëjë një ofertë të mirë për të, dhe për ta marrë atë, kjo do të na ndihmojë financiarisht, ose në qoftë se dikush dëshiron të ndihmojë për ta rinovuar atë kjo është e mrekullueshme” shtoi Jones. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.