“E vërteta për Nolin” nga Entela Komnino vjen në Prishtinë NULL NULL 12.02.2018 15:12 12.02.2018 15:12 Entela Komnino, e njohur si gazetare në televizionin publik shqiptar, doktore në Letërsi, është autorja e librit më të fundit për Fan Nolin me titullin ‘E vërteta për Nolin’. Libri i promovuar së pari në Ministrinë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, e më pas edhe në Universitetin e Tetovës, do të jetë në duart e lexuesve të Kosovës që nga dita e premte kur në Prishtinë do të bëhet paraqitja e tij. Promovimi i ‘E vërteta për Nolin’ në Kosovë bëhet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 16 shkurt, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 19/06/2025