E verdha e vezës kundër dhimbjes së gjunjëve NULL NULL 17.02.2020 11:00 17.02.2020 11:00 Gjunjët janë nyjet më të rëndësishme të trupit tonë, pasi falë tyre ne mund të bëjmë lëvizje të ndryshme, si vrapimi, ecja, qëndrimi ulur, e shumë aktivitete tjera që i bëjmë gjatë përditshmërisë tonë. Dhimbja e gjunjëve është tejet e parehatshme sepse gjunjët janë prej pjesëve të trupit që e bartin thuajse tërë peshën e trupit. Faktorët kryesorë që e shkaktojnë dhimbjen e gjunjëve janë lëndimet, zgjatjet, mbipesha, artriti, etj. Në raste të caktuara, inflamacioni mund të shpie deri në humbje të mobilitetit të gjunjëve. Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme ta trajtoni dhimbjen e gjunjëve aq më shpejt që është e mundur. Për ta trajtuar atë, ekspertët kanë prezantuar një ilaç natyral. Përbërësit: – Të verdhë të vezës – Dy lugë çaji kripë – Një fashë elastike Përgatitja: Rriheni të verdhët e vezës, shtojeni kripën dhe përziejeni. Përbërjen vendoseni në gju dhe pastaj lidheni me fashë elastike. Këtë rekomandohet ta përsëritni katër herë në ditë. Pse funksionon ky ilaç natyral? Kripa ka përbërje të lartë të magnezit. Absorbimi i saj përmes lëkurës ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, e kjo pastaj e lehtëson dhimbjen. Në anën tjetër, të verdhët e vezës kanë përmbajtje të lartë të proteinave dhe mineraleve, të cilat i forcojnë indet, venat dhe eshtrat në pjesën e trupit ku e aplikoni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024