Lajmet e fundit

Dy burra dhe dy gra janë akuzuar për vrasjen e një foshnje të porsalindur, e cila u gjet e pajetë dhe me plagë thike në një banesë në Sheffield të dielën.
Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria e Kurorës (Crown Prosecution Service – CPS), e cila konfirmoi se ndaj katër personave janë ngritur akuza për vrasje, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
Detaje të tjera mbi identitetin e të akuzuarve dhe rrethanat në të cilat ndodhi krimi pritet të bëhen të ditura gjatë procedurave gjyqësore.