E thotë ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Nuk ka vend në BE për shtetet që mohojnë krimet e luftës

E thotë ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Nuk ka vend në BE për shtetet që mohojnë krimet e luftës

NULL NULL
1 muaj më parë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë këtë të mërkurë se në Bashkimin Europian, nuk ka vend për shtetet të cilat mohojnë krimet e luftës, dhe jo vetëm.

Mass në një diskutim ndërkombëtar virtual, u shpreh se në BE nuk ka vend as dhe për ato shtete të cilat lartësojnë kriminelët e luftës, përcjellë Klan Kosova.

”Ky vit shënon përvjetorin e 25-të të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

”Por, ende edhe sot vendi vazhdon të jetë politikisht i ndarë në linja etnike”, ka folur ai derisa i referohej situatës në Bosnje dhe Hercegovinë.

”Në një vend që dëshiron të bashkohet me BE-në, thjesht nuk ka vend për agjitacion të natyrës nacionaliste, për mohimin e krimeve të luftës ose glorifikimin e kriminelëve të luftës”.

Këto komente Heiko Mass i dha gjatë konferencës virtuale, ”Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”.