E thotë Lutfi Haziri, LDK-së i kushtoi largimi i Vjosa Osmanit NULL NULL 23.02.2021 22:05 23.02.2021 22:05 Nënkryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se largimi i Vjosa Osmanit nga ky subjekt, të cilit të dy i përkisnin, iu kushtoi politikisht. I pyetur në Rubikon me Adriatik Kelmendin lidhur me këtë çështje, ai u përgjigj: ”Po shihet që i ka kushtu”. ”Kam qenë edhe në fillim i këtij mendimi, kam besuar që është i panevojshëm largimi i saj nga pozita e nënkryetares, por dhe nga partia”. ”Duke qenë Kryetare e Kuvendit edhe ne e kemi zgjedhur nënkryetare në kohën kur e kemi nominuar për kryeministre”. ”Duke qenë Kryetare e Kuvendit ka qenë pjesë e marrëveshjes LDK-VV, edhe pozita, se nuk e ka marrë falë”. ”Moszbatimi i vendimit të shumicës, që ia dha atë mundësi që ta humbë pozitën e nënkryetarës por që LDK-së ia humbi një kuadro, që më vonë po shihet që politikisht i ka kushtuar”. ”Unë kam votuar kundër, dhe e pata bërë publike”. ”Pata votuar kundër largimit të Osmanit dhe të tjerëve. LDK e ka këtë mënyrë që e pranon mendimin e kundërt dhe votën e kundërt. Unë kam pasur guximin ta them”. Ndërkaq lidhur me reagimin që ka bërë së fundi ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Lutfi Haziri, nuk deshi të komentoi gjatë, njofton Klan Kosova. ”Mundësia me dhanë fjalën, me shprehë qëndrim, edhe me votu mirë, kundër, për, abstenim, ka ekzistuar gjithmonë. Nuk është mohuar asnjëherë nga asnjë lider. Dhe nuk ka asnjë presion në votë”. ”Duhet të mbash qëndrim, qëndrim edhe kundërshtues edhe mbështetës”. ”Kjo ka të bëjë me krejt dikënd tjetër. Nuk mund të vazhdoj unë e të mbajë inate, që s’më ka kaluar qëndrimi im politik, të dalë jashtë e të bëjë koalicione joparimore, të dalë në media të bëjë presion publik, të dalë të flasë me anëtarësi të bëjë presion publik, dikush e ka përdorë këtë, e unë se kam përdorë këtë metodë”. ”Kam pasur qëndrim të kundërt sa i përket kosovacentrizmit, kam pasur qëndrim të kundërt sa i përket Luginës dhe Kosovës Lindore, kam pasur qëndrim të kundërt për qeverisjen e pakicës dhe e kam thënë publikisht dhe s’më është zënë për të madhe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 41 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 56 minuta më parë