Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“E thirra kolegun, s’përgjigjej – nga krismat s’e kuptova a ka puls”, polici dëshmon momentet dramatike nga Banjska

NULL NULL
13.06.2025 10:34

Sulmi terrorist me të cilin u përballë Policia e Kosovës mëngjesin e 24 shtatorit 2023 po rrëfehet përmes dëshmive rrëqethëse të zyrtarëve policorë që ishin krah heroit Afrim Bunjaku, në gjykimin për rastin Banjska, raporton Klankosova.tv.

Në seancën gjyqësore që është duke vazhduar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po dëshmon polici në Zveçan Fahri Shala.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjellë këtë ngjarje, ka bërë të ditur detaje nga deklarata që e ka dhënë Shala para trupit gjykues.

Shala ka treguar momentet dramatike që kishte përjetuar.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit me grupin terrorist, arritëm ta tërheqim rreshterin nga vendi. Aty u afruan dhe hodhën një granatë dore, e cila shpërtheu mbi kamionin ku ndodhesha unë. Si pasojë, shpërthimi më dëmtroi timpanin e veshit në anën e djathtë. Që nga ajo ditë, jam i dëmtuar dhe kam qenë nën kontroll mjekësor dhe psikologjik,” deklaroi Shala.

Ai rrëfeu se atë natë kishte qenë në patrullim me rreshterin deri rreth orës 23:00.

Pas një pauze në Zveçan, patrullimi kishte vazhduar me kolegun Elez Peci, dhe rreth orës 02:35 kishin marrë informacion nga dhoma komanduese se ura në Banjskë ishte bllokuar nga dy kamionë.

“Pas marrjes së informacionit, rreshteri na caktoi detyrën. Në oborrin e stacionit diskutuam dhe vendosëm të merrnim dy automjete. Nuk i shihja kolegët. U thosha: ‘A jeni mirë?’, por askush nuk më përgjigjej.”

Shala përshkroi më pas një nga momentet më të rënda që kishte përjetuar:

“Shkova te kamioni mbrapa dhe pashë rreth një metër e gjysmë larg një koleg të shtrirë. Nuk mundesha ta identifikoja. E thirra: ‘Koleg, koleg!’ por nuk u përgjigj. U afrova, e kapa për të parë nëse kishte puls, por për shkak të gjuajtjeve dhe krismave nuk arrita ta kuptoj.”/Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.