E sulmon policin, një muaj paraburgim për prizrenasin NULL NULL 10.10.2019 15:43 10.10.2019 15:43 Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.S për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.10.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019, njofton Klan Kosova. I pandehuri me datën 07.10.2019, rreth orës 14:45 minuta në Prizren, saktësisht në parkingun në afërsi të zjarrfikësve në Prizren sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Derisa zyrtari policor ishte duke parkuar automjetin e tij i pandehuri fillon ta ofendojë me fjalë të ndryshme. Kur personi zyrtar S.J i kishte thënë “eja me mua në stacionin policor” i pandehuri e ka sulmuar fizikisht duke e kapur për uniformën policore dhe ia hedh kravatën në tokë. Aty kanë ndërhyrë dy kolegët e të dëmtuarit dhe e kanë parandaluar sulmin e mëtejmë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë