Lajmet e fundit

Një grua është vrarë në mëngjesin e së hënës në një qytet pranë Berlinit, në Gjermani.
Sipas policisë gjermane, ajo u sulmua me thikë në një rrugë publike në Erkner dhe, pavarësisht përpjekjeve për reanimim, vdiq në vendin e ngjarjes.
I dyshuari u largua me vrap, por disa dëshmitarë tentuan ta ndalonin, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv.
Njëri prej tyre madje përdori veturën për t’ia bllokuar rrugën, por përfundoi duke dalë nga ura.
Policia nisi menjëherë kërkimet dhe pak më vonë arriti ta arrestojë të dyshuarin.
Ende nuk dihet nëse viktima dhe autori njiheshin mes vete. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit po vazhdojnë.
