E shpëton nga vdekja, 17 vite më vonë në diplomimin e saj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E shpëton nga vdekja, 17 vite më vonë në diplomimin e saj

NULL NULL
14/06/2015

17 vjet më parë, zjarrfikësi Mike Hughes bëri një akt heroik.

Ai shpëtoi një vajzë 9 muajshe nga zjarri që kishte kapluar shtëpinë.

“Nëse ajo do të qëndronte edhe 20 sekonda më shumë, do të vdiste nga tymi” tha Hughes.

Por, ndodhi diçka edhe më e veçantë.

Shumë vite më vonë, Hughes e gjeti vajzën në rrjetin social Facebook dhe vendosi që të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, transmeton Klan Kosova.

“Janë thjesht lotë lumturie, sepse gjithcka mund të kishte shkuar ndryshe” tha vajza.

Hughes tash i pensionuar u shpreh se ai nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme.

“Ishte puna ime, karriera ime dhe në fakt këtë e bëjnë të gjithë zjarrfikësit” përfundoi ai.

vajza 2 vajza 1

 

https://www.youtube.com/watch?v=Yd_iD5zolUI