E shiti Ferrarin që e mori për ta dërguar në servis, arrestohet kosovari NULL NULL 15.03.2023 17:19 15.03.2023 17:19 Një kosovar është arrestuar në pikën kufitare në Morinë. A.M, dyshohet se ka mashtruar me një veturë të tipit Ferrari, vlera e të cilit kap shumën e 250 mijë eurove. 29-vjeçari dyshohet se e kishte shitur veturën të cilin e kishte marrë për ta dërguar në servisim jashtë vendit. Ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton policia përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.