E rrallë: Kapet peshku me dy gojë (VIDEO) NULL NULL 23.08.2019 15:18 23.08.2019 15:18 Një grua në New York u befasua shumë kur mendoi se e kishte kapur thjesh një peshk të madh në liqenin Champlain, por më pas zbuloi se ishte diçka më unike se kaq. Peshku, i identifikuar si një troftë liqeni, kishte dy gojë. “Kur e morëm në barkë nuk mund t’u besoja syve”, tha Debbie Geddes për Fox News. Para se ta lëshonte sërish në ujë kapjen e saj të veçantë, ajo mori disa pamje të tij të cilat janë postuar në internet duke u bërë virale dhe duke nxitur mendime të ndryshme të komentuesve rreth gjendjes së tij. Disa thonë se peshku ishte lënduar kur ishte i vogël, ndërkaq disa biologë mendojnë se mund të jetë ndonjë defekt i lindur gjenetik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.