E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi NULL NULL 02.07.2022 09:43 02.07.2022 09:43 Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e tij. Sipas policisë, me kërkesë të viktimës, ajo është dërguar në strehimore, ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit, me kërkesën e saj, është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e policisë. Rasti shkon në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024