E rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Gjilan NULL NULL 12.03.2023 08:56 12.03.2023 08:56 Një person është arrestuar, të shtunën rreth orës 14, në Gjilan, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e vet. Sipas policisë, i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet të fortë, ku si pasojë ajo ka pësuar lëndime trupore. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij kosovare duke e goditur atë me një mjet të fortë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.