E rrahin, e zhveshin, ia marrin 327 € (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 22.09.2022 20:12 nga Qendresa Sinani 22.09.2022 20:12 Një 39-vjeçar në Ferizaj është grabitur nga 3 persona, të cilët më pas e rrahën e ia vodhën paratë. I njëjti ishte ndaluar nga të dyshuarit në rrugën “Vllëzërit Gërvalla”, derisa më pas u dërgua në një pjesë malore ku u rrah e maltretua. Aty iu morën edhe 327 euro, ndërsa pas kësaj u la i lirë në një rrugë tjetër. Rastin po e heton policia që thanë se tre të dyshuarit janë emra të njohur për ta dhe se janë në fazën e grumbullimit të të dhënave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.