E rëndë ne Selanik: Shqiptari vret me thikë gruan, e plagos edhe djalin NULL NULL 01.12.2024 13:41 01.12.2024 13:41 Foto ilustruese, policia greke Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se një 46-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 60 vjeçe, e cila ishte me origjinë rome, si dhe plagosi djalin e tyre. Sipas Top Channel, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes çiftit në shtëpinë e tyre, transmeton Klankosova.tv. Mediat greke raportojnë se i dyshuari pas tensioneve ka marr një thikë dhe ka vrarë gruan e tij, ndërsa djali u plagos teksa ishte duke i ndarë babanë dhe nënën. Dorasi është arrestuar nga policia e stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë - Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes 41 minuta më parë
Lajme Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen 46 minuta më parë