Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E prek fytyrën e vëllaut të vdekur

NULL NULL
28.05.2015 17:47

Vëllau i Rebekah Aversano, Joshua Aversano 21 vjeç, kishte vdekur pas një aksidenti tragjik me veturë, transmeton Klan Kosova.

E tash 3 vite pas, ajo e prek e e sheh fytyrën e vëllaut të saj të vdekur, por në trupin e dikujt tjetër.

 Familja Aversano  pas vdekjes tragjike të djalit të tyre, vendosën  që fytyrën e tij t’ia dhurojnë për transplantim, Richard Norrisit.

Norris ishte viktimë e një pushke gjahu në vitin 1997, që e kishte shpërfytyruar tërësisht.

Ai përpara këtij intervenimit u ishte nënshtruar më shumë se 30 operacione, mirëpo asnjëra nuk ka patur sukses. Kështu ai nga dëshprimi kishte tentuar shumë herë që ta vras veten.

Para disa ditëve Norris e takoi për herë të parë motrën e donatorit të tij, Rebekah.

Fjalët e para që Rebekah i tha Richard ishin “E ke bezdi nëse ta preki fytyrën?”

Më pas ajo bëri një hap prapa duke përshpëritur “Wow, kjo është fytyra që më ka përcjellur gjatë tërë jetës”.

Norris është 39 vjeçar e  i’u është nënshtruar operacionit më kompleks dhe të shtrenjtë të transplanteve të fytyrës në histori.

Kjo sepse ai ka marrë dhëmbët, nofullën e madje edhe gjuhën prej donatorit të tij dhe operacioni ka zgjatur 36 orë.

perqafimi

Para transplantimit 

pas

Pas transplantimit

para

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.