E paparë: E heq dhëmbin me shtizë NULL NULL 07.05.2015 07:30 07.05.2015 07:30 Bryan Clay për shumë vjet e ka hedhur shtizën si garues. Por, kësaj here kampioni e përdori atë për një qëllim tjetër. Vajza e ish-sportistit amerikan Bryan Clay, fitues olimpik në dekatlon, e kishte një dhëmb që i lëvizte dhe duhej të nxirrej. Kampioni i pensionuar e largoi atë me anë të asaj që di të bëjë më së miri. Dhëmbin e vajzës e lidhi me shtizën e tij përmes një peri të hollë. Me hedhjen e shtizës u bë edhe tërheqja e dhëmbit të Ellie. Në Twitter ai shpegoi se kjo ishte ideja e vajzës së tij. https://www.youtube.com/watch?v=AWfrxmZGmrk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.