Lajmet e fundit

Pasi jetuan për më shumë se një vit në shtëpinë e tyre të viteve ’60, dy pronarë vendosën më në fund të hiqnin tapetin e vjetër, mbi 50-vjeçar, për të parë çfarë fshihej poshtë tij. Dhe ajo që gjetën i la me gojë hapur.
Emma dhe bashkëshorti i saj e blenë shtëpinë në gusht 2025 dhe nisën ta rinovonin, duke dokumentuar çdo hap. Kur hoqën tapetin portokalli me lule të viteve ’70, zbuluan dysheme origjinale prej druri, që dukej se ishte ruajtur mjaft mirë.
Por mes dërrasave të vjetra dalluan dy pjesë drejtkëndore që nuk përputheshin aspak me pjesën tjetër të dyshemesë. Çifti mendoi se një punëtor kishte hapur dyshemenë për të pasur akses te radiatori dhe më pas e kishte mbyllur me dërrasa të tjera.
Megjithatë, surpriza më e bukur erdhi kur i hoqën ato. Poshtë tyre kishin mbetur dërrasat origjinale të prera, duke e bërë restaurimin shumë më të lehtë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është një parket i hollë prej lisi, origjinal i shtëpisë së viteve ’60. Ndoshta nuk është parketi që prisnin të gjithë, por unë mendoj se është i bukur dhe unik”, shkroi Emma.
Zbulimi i entuziazmoi edhe ndjekësit, të cilët i inkurajuan çiftin ta restauronte dhe t’i kthente dyshemesë pamjen e saj origjinale, transmeton Klankosova.tv.