E mbijetuara e luftës: Jam kundër çdo marrëveshje me Serbinë (VIDEO) NULL NULL 27.02.2023 18:06 27.02.2023 18:06 Sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen mes tyre për të diskutuar rreth planit franko-gjerman. Por, kundër çdo marrëveshje me Serbinë po shprehet Mejreme Kelmendi, nga Gjakova. Ajo gjatë luftës së fundit ka humbur burrin dhe dy djemtë e saj. “Nuk kemi dëshirë të kemi asnjë marrëveshje me Serbinë. Na i ka masakruar anëtarët e familjes dhe nuk e dijmë se ku i kemi. Atëherë, çfarë marrëveshje të kemi me ata”, tha ajo në një intervistë për Klan Kosova/ Klankosova.tv