Lajmet e fundit

Një grua nga Staffordshire ka treguar “hakmarrjen e saj të vogël” ndaj ish-partnerit, pasi ai i dha fund lidhjes së tyre.
Kerry Adams, 49 vjeçe, tregoi se gjatë muajit të fundit që jetoi në të njëjtën shtëpi me ish-partnerin, la ngrohjen ndezur 24 orë në ditë, në 28°C, pasi e dinte se nuk do të paguante faturën.
Por veprimi më i pazakontë ishte në kuzhinë. Meqë ish-partneri i kishte thënë se mund të merrte çdo gjë për të cilën kishte paguar, Kerry hoqi të gjithë dorezat e dollapëve të kuzhinës dhe i mori me vete. Kur ai i kërkoi t’ia blinte përsëri, ajo refuzoi, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tregoi gjithashtu se kishte hedhur në kosh të brendshmet e markave Calvin Klein dhe Armani, pasi ish-partneri i kishte kërkuar t’ia lante.
Historia u bë virale në Instagram, ku shumë persona ndanë historitë e tyre të “hakmarrjes” pas ndarjeve.
Sot, Kerry thotë se e sheh gjithçka me humor dhe se, pavarësisht dhimbjes së ndarjes, jeta e saj është përmirësuar. “Tani do ta falënderoja, sepse sinqerisht besoj se jeta ime është më e mirë pa të”, tha ajo./Klankosova.tv
