E konfirmuar: Salah nuk largohet nga Liverpooli këtë verë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E konfirmuar: Salah nuk largohet nga Liverpooli këtë verë

NULL NULL
27.05.2023 00:38
Salah

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se Mohamed Salah, nuk planifikon të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Klopp tha se Salahut i pëlqen të jetë në Liverpol dhe se gjithçka është në rregull.

“Nëse ndonjëherë një lojtar do të vinte tek unë dhe do të më thoshte: ‘Nuk u kualifikuam për Champions League, unë duhet të largohem’… do ta çoja në një klub tjetër. NUK është rasti me Salah”, tha Klopp, shkruan gazetari sportiv Fabrizo Romano, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se një ditë më parë Salah u shpreh tejet i zhgënjyer me mos-kualifikimin e Liverpoolit në Champions League.

“Asnjë justifikim për këtë, kishim gjithçka që na nevojitej për të arritur në Champions League vitin e ardhshëm dhe dështuam”, tha Salah.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS