E konfirmuar: Behar Maliqi ndahet me Llapin

E konfirmuar: Behar Maliqi ndahet me Llapin

2 muaj më parë

Futbollisti i njohur kosovar, Behar Maliqi ka konfirmuar lajmin për largimin e tij nga KF Llapi.

Maliqi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar kryesinë e klubit, trajnerët si dhe bashkëlojtarët e tij të deritanishëm, transmeton Klan Kosova.

“Ju njoftoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit të Llapit. Falënderoj kryesinë, trajnerët dhe bashkëlojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozërinë e Llapit që më mbështetën gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Maliqi.