E konfirmon Policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mitrovicë NULL NULL 17.04.2021 13:12 17.04.2021 13:12 Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Nga ky incident një person ka mbetur i vdekur, dy të tjerë të plagosur si dhe i dyshuari i lënduar e që më pas edhe është arrestuar, njofton Klan Kosova. Rastin për KlanKosova.Tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë” tha Zahiti. Zahiti po ashtu njoftoi se njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin. Dyshohet për plagosje në Mitrovicë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë