Lajmet e fundit

Atdhe Nuhiu, asistenti i trajnerit të Kosovës Franco Foda, ka konfirmuar drejtpërdrejt në Klan Kosova se sulmuesi Vedat Muriqi, nuk luan sonte kundër Izraelit.
"Ai na ka informu që nuk është e mundshme. Është puna jonë që Vedatin ta ruajmë për ndeshjen e ardhshme", tha Nuhiu në Klan Kosova.
Sonte "Dardanët" synim e kanë vetëm fitoren, për t'u këndellur dhe për ta mbajtur hapin në rrugëtimin drejt Ligës A.