“E kisha përfundu karrierën”, diskutohet performanca e ndeshjes Shqipëri-Serbi (VIDEO) NULL NULL 08.06.2025 09:56 08.06.2025 09:56 Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova u diskutua për performancën e Shqipërisë në ndeshjen e së shtunës ndaj Serbisë. “Nëse një shqiptar i Kosovës me ato emocionet që po thonë, dhe nëse e ka menduar Sylvinho ashtu për emocionet, nëse unë kisha qenë në atë lojë, me atë lojë e kisha përfundu karrierën, isha mundu me dhënë 100 % dhe me këtë e mbylla unë”, u shpreh Kajtazi. Sa i përket organizimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, paneli i zgjedhur u pajtua se ishte shumë i mirë, transmeton Klankosova.tv. U diskutua edhe penaltia e humbur nga Rey Manaj, e që Kajtazi sugjeroi që në vend të tij të ishte Kristian Asllani. “Kristjan Asllani gjuan penaltitë në Inter, në momentet vendimtare të Interit”,u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.