E kërcënonte të dashurën në rrjete sociale dhe ia rrah babanë, arrestohet NULL NULL 09.08.2022 09:39 09.08.2022 09:39 Një person është arrestuar të hënën rreth orës 14 në Graçanicë, pasi dyshohet se në vazhdimësi e kishte kërcënuar të dashurën e saj në rrjete sociale dhe ia kishte rrahur babanë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi kishte kanosur viktimën femër kosovare, që ajo të jetë në lidhje me të. I dyshuari kishte sulmuar babanë e viktimës”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024