E kanosi me jetë gruan e tij, një muaj paraburgim për prizrenasin NULL NULL 28.01.2020 10:23 28.01.2020 10:23 Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë në paraburgim një burrë A.M pasi kishte kanosur me jetë gruan e tij B.K. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 26.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 26.02.2020, njofton Klan Kosova. Bashkëshorti më 22 janar e kishte kërcënuar viktimën në shtëpinë e tyre me fjalë, vepra apo gjeste të dëmtuarën se do t’i ndodhë ndonjë e keqe në atë mënyrë pas një mosmarrëveshje paraprake për shkak të xhelozisë, i pandehuri përmes mesazheve në Whatsapp e kishte kanosur në mënyrë të drejtpërdrejtë me jetën me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë. “Kjo sjellje agresive e të pandehurit dhe sjelljet paraprake të ngjashme të tij, tregojnë rrezikun se me qëndrimin e tij në liri mund ta përsërisë veprën penale të kësaj natyre, prandaj qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thotë gjykata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë