E hëna, dita e Ramosit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E hëna, dita e Ramosit

NULL NULL
12/08/2015
Kapiteni i 'Los Blancos' ka vendosur që e ardhmja e tij të vazhdojë të jetë e lidhur me Real Madridin.

E hëna e ardhshme do të jetë dita kur Sergio Ramos do të nënshkruajë kontratën e re, të përmirësuar, me Real Madridin.

Kapiteni i ‘Los Blancos’, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor të 2017-ës, pritet që nga kontrata e re, deri në qershor të vitit 2020, të përfitojë 9 milionë euro në vit plus bonuset.

Akordi është arritur në Kinë, ku të dy palët, Ramos me agjentin e tij Renem, që njëkohësisht është edhe i vëllai dhe presidenti Florentino Perez bashkë me Jose Angel Sanchezin, ishin takuar për t’i dhënë fund sagës.

Kushtet e kontratës së re, bashkë me vendimin që prezantimi i saj të bëhej sa më afër sezonin të ri të La Ligas janë arritur në shtetin e largët.