“E Harruara”, libri që promovohet sot – rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës në familje NULL NULL 17.03.2025 10:48 17.03.2025 10:48 Autori Besim Hoti do të promovojë librin e tij më të ri, “E Harruara”, një rrëfim tronditës dhe njëherazi shpresëdhënës mbi përvojën e një të mbijetuare të dhunës në familje. Libri sjell një histori të fuqishme të rikuperimit dhe riintegrimit të kësaj të mbijetuare në shoqëri, duke ndriçuar sfidat dhe vështirësitë që përballin viktimat e dhunës. Përmes një qasjeje të ndjeshme dhe realiste, autori synon të ndërgjegjësojë publikun mbi këtë fenomen shqetësues dhe të japë një mesazh fuqizimi për të gjitha gratë dhe individët që kanë përjetuar dhunë e diskriminim. Sipas autorit, ky libër është shkruar për të mbështetur “viktimat e diskriminimit dhe mosnjohjes”. Një aspekt i veçantë është që të gjitha të ardhurat nga shitja e kopjeve të librit gjatë promovimit do të dhurohen për strehimoret në Kosovë. Promovimi i librit do të mbahet sot, nga ora 14:00 në ambientet e Europe House në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt” shfaqja mysafire në Teatrin Kombëtar 48 minuta më parë
Kosova “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: përvojat nga Shqipëria”, tryeza shkencore që mbahet sot në Prishtinë 4 orë më parë