Lajmet e fundit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një qendër kuajsh në Warrington të Britanisë së Madhe, ku 8-vjeçari Louie Isaac Ëebster humbi jetën pasi u godit në kokë nga një kalë.
Louie kishte shkuar në qendrën “The Beeches Livery Centre” së bashku me nënën dhe motrën e tij. Ndërsa motra po kalëronte në arenë, nëna u largua për pak minuta për t’i marrë djalit një pije, pasi ai i kishte thënë se ishte i etur.
Gjatë mungesës së saj, Louie u fut në arenë përmes një hapësire në gardh dhe iu afrua kalit. Sipas dëshmive të paraqitura në hetim, ai e preku kalin, i cili u tremb dhe e goditi me këmbë në zonën e kokës ose qafës, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Familjarët dhe personat e pranishëm nisën menjëherë reanimimin, ndërsa në vendngjarje mbërritën ambulanca tokësore dhe ajrore. Louie u dërgua në spitalin pediatrik Alder Hey, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtonte.
Autopsia përcaktoi se shkak i vdekjes ishte një hemorragji subaraknoidale, një lloj gjakderdhjeje në tru.
Hetimi për ngjarjen vijon, ndërsa gjatë seancës dëgjimore u bë e ditur se incidenti ndodhi vetëm pak minuta pasi nëna e Louie-t ishte larguar për të marrë pijen.