E gatuan ushqimin vetë, pasi stafi i restorantit po flinte (Foto) NULL NULL 02.12.2017 10:13 02.12.2017 10:13 Pas një nate duke pirë jashtë me shokët, rreth orës 3 të mëngjesit Alex Bowen-it ia kishte ënda të hante petulla amerikane. Kështu që para se të shkonte në shtëpi, ai u kthye në restorantin Waffle House. Ushqimin e preferuar e shijoi, por i është dashur ta përgatiste vetë, meqë i gjithë stafi ishte në gjumë, transmeton Klan Kosova. Alex shkoi në kuzhinë dhe ushqimin e bëri vetë. Gjatë kësaj kohë restoranti nuk pati vizita nga ndonjë konsumator tjetër. Pasi e përfundoi përgatitjen, ai së bashku me ushqimin u largua nga aty duke mos e zgjuar asnjë. Për këtë eksperience ai bëri disa fotografi brenda restorantit dhe i postoi në Facebook, për çka menjëherë ka marrë pëlqime të shumta dhe mbi 1.000 shpërndarje të tyre. Alex po ashtu e pranoi se për këtë eksperiencë të tij ai duhet t’i falënderohet mikes së tij të vjetër “Vodka”, sepse përndryshe nuk do ta bënte një të tillë. Ai e ka pranuar se atë ditë nuk e ka paguar ushqimin, por se është rikthyer një ditë tjetër dhe e kishte kryer obligimin. Pas këtij incidenti, menaxheri i Waffle House i kishte kërkuar falje Alex-it, si dhe sipas këtij të fundit ai edhe i ka ofruar punë si Blerës Sekret. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 7 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 1 week