E fyeu Erdoganin, Turqia ndalon chatbot-in Grok të Elon Musk NULL NULL 09.07.2025 16:42 09.07.2025 16:42 Gjykata në Turqi ka bllokuar aksesin në chatbot-in Grok, të operuar nga xAI i Elon Musk, pasi ai gjeneroi reagime fyese ndaj presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Siç raporton Politico, transmeton Klankosova.tv, lajmi vjen në një kohë kur Grok përballet me reagime të gjera për deklaratat naziste që ka prodhuar ditët e fundit. Chatbot-i ka ‘zemëruar’ gjithashtu qeverinë në Varshavë me komente fyese që synojnë politikanët polakë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk. Zyra e Kryeprokurorit Publik në Ankara nisi një hetim ndaj Grok të mërkurën. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.