16:30, 19 Prill 2019

Tammy Hembrow ka zbuluar se ajo po lufton me shëndetin e saj, disa ditë pasi u publikuan fotografitë ku ajo shihet duke fjetur në festivalin Coachella.

Të premten, 24 vjeçarja, yll në Instagram, njoftoi ndjekësit e saj se ajo ka vështirësi në shëndetin e saj mendor dhe fizik, transmeton Klan Kosova.

Ajo ankohet se shëndeti i saj ka rënë kohë më parë.

Modelja duket se i ka lënë mënjanë stërvitjet e saj për shkak të një problemi në kyçin e këmbës para se të marrë pjesë në Coachella.

Tammy ishte në ballinat e mediave rozë edhe vitin e kaluar, pasi ajo u rrëzua në ditëlindjen e 21-të Kylie Jenner në West Hollywood.

Konkurs Pune

Lexo më shumë