E dini që gjithë jetën i kemi prerë tortat gabim? NULL NULL 18.08.2019 19:30 18.08.2019 19:30 Jemi të bindur që ashtu si të gjithë ne, edhe ju tortat i prisni në trekëndësha të vegjël. Madje, gjithnjë e kemi parë me adhurim pjesëtarin më të zotë të familjes që pret tortën në mënyrën më perfekte të mundshme. Epo, nëse nuk e dinit, i kemi prerë gabim gjithë jetës! Një tortë e prerë në formë trekëndëshash do të thahet shpejt, sigurisht nëse në shtëpinë tuaj ëmbëlsirat rezistojnë më shumë se një ditë. Që sot e tutje tortat pritini sipas mënyrës shkencore. Jo vetëm që do të qëndrojë e butë dhe e freskët, por do t’ju duket dhe proces më interesant. Diçka të tillë e konfirmon edhe matematicieni Alex Bellos, duke e ilustruar këtë përmes një videoje. Ai madje citon për këtë informacion një letër dërguar redaktorit të revistës shkencore “Nature” në vitin 1906. Duke ndjekur shënimet dhe ilustrimet e hershme, Bellos e pret tortën nëmes dhe heq një copë të gjatë drejtkëndore në mënyrë të njëpasnjëshme duke lejuar që pjesët e mbetura të bashkohen sërish bashkë për të ruajtur freskinë. I njëjti veprim përsëritet pas çdo copëze të prerë. Provojeni në tortën e radhës! /anabel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 18/03/2024