E diela fantastike sportive në Artmotion me plot gjashtë transmetime ekskluzive NULL NULL nga Ulpiana Emra 07.02.2021 09:00 nga Ulpiana Emra 07.02.2021 09:00 Sporti në Artmotion, të dielën, sjell transmetime fantastike të Bundesligës, ABA Ligës, NBA, Formula 1 Virtual dhe për adhuruesit e video-lojërave ka përgatitur një ëmbëlsirë të vërtetë – Ligën e Kampionëve të Counter Strike Global Ofensive: Blast Premiere 2021. E diela fantastike do të startojë me duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Bundesligë, Hoffenheim – Frankfurt, që fillon nga ora 15:30 dhe do të transmetohet në Art Sport 1. Menjëherë nga ora 16:00 në Art Sport 2 do të pasojë dueli nga Liga e Zvicrës ku takohen Young Boys – Lausanne, ndërsa nga ora 18:00 vazhdojmë transmetimin me ndeshjen tjetër të Bundesligës ku do të takohen Arminia Bielefeld – Weder Bremen të cilin do të mund ta ndiqni në Art Sport 1. Nga ora 19:00 vazhdojmë me ndeshjet e basketbollit, ku në Art Sport 2 do të mund ta ndiqni derbin kroat në ABA Ligë Spliti – Zara, ndërsa në të njëjtën kohë në Art Sport 3 do të transmetohet pjesa e dytë e Formula 1 – Virtual Grand Prix. Krejt në fund, javën e pasur sportive do ta mbyllim me bukuritë basketbollistike tej-oqeanike me përballjen Boston – Phoenix që zhvillohet nga ora 20:00 dhe transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 1. E DIEL 07.02.2021 15:30 Bundesliga Hoffenheim – Frankfurt ART SPORT 1 16:00 Liga e Zvicrës Young Boys – Lausanne ART SPORT 2 18:00 Bundesliga Bielefeld – Werder ART SPORT 1 19:00 ABA Liga Spliti – Zara ART SPORT 2 19:00 Formula 1 Virtual Grand Prix 2 ART SPORT 3 20:00 Basketboll: NBA Boston – Phoenix ART SPORT 1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.