13:24, 19 Korrik 2020

Programi sportiv do të jetë i pasur në Art Motion dhe Klan Kosova.

Për të gjithë adhuruesit e sportit e diela sportive do të nis herët.

Nga ora 09:45, do të jetë gara e Formula 3.

Gara do të mbahet në Hungari.

E veçanta e kësaj kategorie të sportit do të jetë përcjellja e garuesit shqiptar Lirim Zendeli.

Ju do të jeni nën shoqërimin e komentatorit Naim Selmani.

Mos e ndërroni kanalin sepse pas kësaj do të kemi muskulozët e këtij sporti për Grand Prix.

 

Nga ora 11:00 deri në pas orës 14:00 ekrani televiziv do të jetë i rezervuar për MOTO GP.

Në ora 11:00 do të jetë gara e MOTO GP 3, Grand Prix Spanjë.

E nga 12:20 do të jetë gara e MOTO GP 2, Grand Prix Spanjë.

E ethet motoristike nuk përfundojnë këtu.

Në orën 14:00, do të jetë gara kryesore e MOTO GP, Grand Prix në Spanjë.

Emocionet e tuaja do t’i keni në nivel me komentimin e Emanuell Sylës.

Formula 1, do të jetë në transmetim në ora 15:10.

Gara do të jetë nën komentin e Naim Selmanit.

Ehhh, befasitë nuk kanë të ndalur.

Nëse doni kënaqësi dhe adrenalinë, atë do të ua ofrojë Gara e Kërcimit në “Urën e Fshejtë”.

Kjo garë sivjet shënon vitit e 70-të Jubilar.

Transmetimi do të filloj nga ora 16:00, nën komentimin e Jon Ajetit dhe Lirim Pecit.

Garat do të mbahen në dy kategori: Kërcimi dallëndyshe dhe në këmbë.

Menyja e pasur sportive që ofron Art Motion, nuk mbaron këtu.

Dashuria për futbollin është e njohur për të gjithë ne.

Ora 16:00 do të jetë e rezervuar për ligën zvicerane që e sjell exclizivisht platforma Art Motion.

Ju do të keni mundësi të relaksoheni me ekipin e Taulant Xhakës, Baselit që do të jetë përballë si mysafire e Servettes.

E në mbrëmje në Klan Kosova ju shoqëron emisioni më atraktiv sportiv “Sports Show”, me Maki Bajrami dhe Emanuell Syla.

Të gjitha këto vetëm për ju.

Sepse Art Motion e sjell sportin në tjetër nivel.

Konkurs Pune

Lexo më shumë