Lajmet e fundit

Një aksident trafiku i ndodhur më 5 gusht në Vushtrri ka përfunduar me fatalitet.
Sipas policisë, në Spitalin e Vushtrrisë ka ndërruar jetë një burrë i cili për gati një muaj ishte duke u trajtuar në repartin intensiv, pasi ishte goditur nga një veturë, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.