E dhimbshme, vdes lehona 27 vjeçe nga Kumanova – ishte e infektuar me koronavirus NULL NULL 08.04.2020 16:21 08.04.2020 16:21 Austrian medics take care of two French patients infected with the novel coronavirus upon their arrival at Salzburg's airport to be treated at a hospital on April 1, 2020. - The patients arrived in a military helicopter from the north-eastern French city of Metz. (Photo by BARBARA GINDL / APA / AFP) / Austria OUT Një grua lehonë ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare pasi ishe e prekur me koronavirus. Vdekjen e saj e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe. “Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Covid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, ka shkruar Filipçe në Facebook. Ndërkohë nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri njoftoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor./alsat *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.