E dashura e Elon Musk bën tatuazh me “shenja jashtëtokësore”

E dashura e Elon Musk bën tatuazh me “shenja jashtëtokësore”

NULL NULL
3 weeks më parë

E dashura e Elon Musk, Grimes, ka treguar tatuazhin e saj të ri e interesant “shenjat aliene”, i cili ia mbulon tërë shpinën.

33-vjeçarja e cila e lindi djalin X Æ A-12 gjatë vitit të kaluar – postoi fotografinë e kurrizit në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron 1.7 milionë ndjekës.

Tatuazhi i saj mbulon pjesë të shpatullave të saj, me vija të lakuara që arrijnë në pjesën e poshtme të shpinës.

“Nuk kam një foto më të mirë, sepse më dhemb shumë dhe më duhet të fle haha, dhe do të jetë e kuqe për disa javë, por do të jenë plagët e bukura jashtëtokësore. Shpresoj se të gjithë të keni një ditë të mirë”, shkroi ajo.