E bija e helmuar e ish agjentit rus del sot nga spitali - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E bija e helmuar e ish agjentit rus del sot nga spitali

NULL NULL
10/04/2018

Yulia Skripal, e cila bashkë me të atin e saj, Sergei Skripal – një ish agjent rus, ishte helmuar me një agjent nervor në Britani të Madhe muajin e shkuar.

Tash ajo thuhet se do të lëshohet nga spitali, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Doktorët kanë thënë se shëndeti i Yulia dhe babait të saj, Sergei është përmirësuar dukshëm në javët e fundit.

Javën e kaluar, ajo ka lëshuar një qëndrim duke njoftuar se po  e merr veten me shpejtësi.

Në lidhje me shëndetin e dyshes kanë refuzuar të japin komente nga spitali ku po trajtohen ata./Klan Kosova/