E akuzoi shtetin për hajni, deputeti kroat nxirret me forcë nga Parlamenti (VIDEO) NULL NULL 23.10.2019 12:20 23.10.2019 12:20 Deputeti i pavarur kroat Ivan Pernar, është nxjerrë me forcë nga Parlamenti gjatë seancës. Ai është paraqitur me një bluzë që mbante një mbishkrim fyes për shtetin kroat të cilët e akuzon për hajni. Pavarësisht kësaj kreu i legjislativit kroat nuk vendosi ta përjashtoi Pernarin. “Unë kërkoj drejtësi, kërkoj sundimin e ligjit. Gjyqësori në vend është i korruptuar dhe nuk punon drejt” ka shpërthyer deputeti me tone të larta. Më pas, kryetari i Parlamentit ka urdhëruar anëtarët e sigurisë që ta nxjerrin jashtë për shkak të toneve të larta dhe prishjes së rendit në Kuvend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.