Dzeko kalon në Roma NULL NULL 12.08.2015 20:01 12.08.2015 20:01 Edin Dzeko, sulmuesi nga Bosnje Hercegovina, e ka kompletuar transferimin e tij nga Manchester City në Roma. City e ka bërë të ditur lajmin se sulmuesi i dikurshëm i Wolfsburg, që arriti t’i fitojë dy tituj në Premier League sa ishte në Manchester City, tani i përket Romës. Pasi i ka përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pasi e ka nënshkruar kontratën në Itali, Dzenko ka thënë për Roma TV se: “Kam ardhur këtu që të fitoj tituj me Romën. Shpresoj që do të fitojmë shumë, shumë trofe, por së pari duhet të punojmë shumë, dhe pastaj mund të arrijmë aty ku duam të jemi”. “Mund të premtoj vetëm një gjë, se do të jap më të mirën nga vetja për këtë klub”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.