Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se sot u arratis një i burgosur, ShKK nesër mban konferencë për media

NULL NULL
12.07.2024 23:15
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sot dyshohet se edhe një tjetër i burgosur u arratis nga njëri prej burgjeve të Kosovës.

Lidhur me këtë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka ftuar nesër mediat në një konferencë, për t’i sqaruar largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur, përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme për të informuar publikun saktësisht dhe në kohë për këtë ngjarje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.