Dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia një e re në Fushë Kosovë

Një e re dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovë. Ajo është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klankosova.tv. Klankosova.tv mëson se vajza që dyshohet se ra nga lartësia është e moshës rreth të 20-tave.