Lajmet e fundit
Një incident raportohet se ka ndodhur gjatë ekskursionit në Shqipëri mes një nxënësi dhe profesori që i takojnë shkollës “Rifat Gjota” në Pejë.
Sipas informacioneve, dyshohet se profesori e ka goditur me grushte nxënësin, veç pse ishte hedhur në pishinë gjatë mbrëmjes.
Me këtë rast, nga mediat raportohet se nxënësi ka pësuar lëndime.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se tashmë profesori është intervistuar nga policia.
Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori i DKA-së në Pejë, Naser Gega.
“Po, kam informacione lidhur me një incident. Me rastin është duke u marrë edhe Policia. Por, deri në përfundimin e rastit nuk kemi të drejtë të deklarohemi”, tha Gega për Klankosova.tv.
Redaksia ka pyetur edhe në Policinë dhe Prokurorinë e Pejës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.
Klankosova.tv ka drejtuar pyetje edhe në adresën zyrtare të shkollës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare për të marrë informacione lidhur me rastin. /Klankosova.tv