Dyshohet se një vajzë e ka ther me thikë një 15 vjeçar në Obiliq NULL NULL 30.05.2022 15:00 30.05.2022 15:00 Foto ilustruese Një 15 vjeçar është therur me thikë në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Dyshohet se ai është ther nga një femër. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. Borovci tha se është identifikuar e dyshuara dhe se po vazhdon trajtimi i rastit në koordinim me prokurorin për të mitur. “Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuarën, dhe po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur” – tha Borovci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë