Dyshohet se në një shtëpi në Prizren u vodhën 30 mijë euro NULL NULL nga Albert Bajrami 06.10.2024 11:49 nga Albert Bajrami 06.10.2024 11:49 Foto ilustruese e vjedhjes. Një rast i “vjedhjës rë rëndë” dyshohet se ka ndodhur në Prizren të shtunën. Dyshohet se hajnat kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Siç merr vesh Klankosova.tv pronari i shtëpisë, ka deklaruar se janë vjedhur 30 mijë euro, që ai i kishte fshehur për disa muaj. Lidhur me rastin, ende nuk ka ndonjë person të arrestuar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit. Klankosova.tv mëson se viktimës e kësaj vjedhje janë familja Bakiq/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.